Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, është vazhduar takimet me strukturat e reja nëpër degët e partisë në nivel vendi

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, është duke vazhduar takimet me strukturat e reja nëpër degët e partisë në nivel vendi

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka vazhduar takimet me strukturat e reja nëpër degët e partisë në nivel vendi. Limaj ka takuar strukturat e Nismës në kryeqytet, ku ka zhvilluar një takim me strukturën e re të degës, të prirë nga kryetari Bekim Brestovci. Në këtë takim, veç diskutimit për zhvillimet politike në vend, temë kyçe e diskutimit ishte përgatitja për zgjedhjet lokale, që do të mbahen në muajin tetor, me ç’rast kryetari Limaj ka kërkuar nga dega e Prishtinës që të angazhohen sa më shumë, në mënyrë që asambleja e ardhshme e kryeqytetit dhe qeverisja komunale të ketë në radhët e saj sa më shumë përfaqësues të Nismës Socialdemokrate. Gjithashtu, Limaj u shpreh tejet mirënjohës për punën e madhe që po bënë dega e Nismës në Prishtinë, e prirë nga kryetari i degës Bekim Brestovci, si dhe ka ofruar gjithë mbështetjen e partisë, në funksion të jetësimit të nismave socialdemokrate, që për synim kanë mirëqenien qytetare dhe zhvillimin e kryeqytetit.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …