Kryetari i Nismës Fatmir Limaj, ka vazhduar takimet me mbështetësit e tij nëpër fshatrat e Malishevës. Limaj mbrëmë në takimin që ka zhvilluar me përkrahësit e Nismës në fshatrat e Malishevës. Ai ka thënë se, kauza për çlirimtarët po merr mbështetje të madhe. “Kauza jonë ‘Me Çlirimtarët’ mbrëmë mori mbështetje të jashtëzakonshme në fshatrat Mirushë, Burim dhe Carrallukë të Malishevës”, ka thënë Limaj. Limaj është shprehur tejet mirënjohës ndaj bashkëluftëtarëve dhe mbështetësve të rinj të këtyre fshatrave që janë rreshtuar fuqishëm krah frymës së Nismës për zgjedhjet e 14 shkurtit. “Falë kontributit të madh që qytetarë të shumtë anekënd vendit po i japin Nismës Socialdemokrate, pas 14 shkurtit zëri i çlirimtarëve do të jehojë fuqishëm në Parlamentin e Kosovës”, është shprehur Limaj.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …