Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka pritur të enjten në takim shefin e EULEX-it Lars-Gunnar Wigemark, me të cilin ka biseduar për zhvillimet aktuale në vend, menaxhimin e pandemisë si dhe për forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit në Kosovë. Në këtë takim, kryetari Limaj ka vlerësuar kontributin e EULEX-it, jo vetëm në forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit në Kosovë, por edhe në mbështetjen dhënë institucioneve të drejtësisë. Më tutje, Limaj ka theksuar rëndësinë që ky mision të vazhdojë të ndihmojë edhe më shumë sistemin gjyqësor në vend, veçanërisht në ofrimin e këshillave dhe ekspertizave në fushën e drejtësisë. Ndërsa shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, është zotuar se misioni të cilin ai e drejton do të vazhdojë ta mbështes Kosovën në fushën e sistemit të drejtësisë.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …