Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, deklaroi se qytetarët e Prishtinës kanë shprehur mbështetje të fuqishme për programin e partisë së tij, duke kërkuar veprime konkrete për zgjidhjen e sfidave të Kosovës. Në një aktivitet politik, Limaj vuri theksin te krizat ekonomike, problemet energjetike dhe çështjet e sigurisë, duke premtuar se programi i Nismës do të sjellë zgjidhje reale për këto sfida. Pavarësia energjetike, rivitalizimi i ndërmarrjeve publike, anëtarësimi në NATO, zhvillimi i shëndetësisë, arsimit, bujqësisë dhe krijimi i qendrave rekreative për të rinjtë janë prioritetet tona. Këto zotime janë garanci për një të ardhme më të sigurt për çdo qytetar, tha Limaj. Ai shtoi se qytetarët janë dëshmitarë të angazhimeve të kaluara dhe se vetëm përmes veprave konkrete mund të sigurohet zhvillimi dhe mirëqenia e vendit. “Prishtina sot u rreshtua për Kosovën fituese – veç VEPRA,” përfundoi Limaj.
Kontrolloni gjithashtu
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka akuzuar Qeverinë Kurti për shpërdorim të parasë publike dhe mashtrim në prag të zgjedhjeve
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka akuzuar Qeverinë Kurti për shpërdorim të parasë publike dhe …