leoni

Kryetari i Nismës , Fatmir Limaj dhe kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati kanë vizituar krerët e UÇK-së, në Hagë

Kryetari i Nismës , Fatmir Limaj dhe kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati kanë vizituar krerët e UÇK-së, në Hagë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj i shoqëruar nga kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati kanë udhëtuar drejt Hagës. Fatmir Limaj dhe Ekrem Kastrati gjatë vizitës së tyre njëditore në Hagë i kanë takuar ish-kryetarin, Hashim Thaçi, ish-kryetarët e Kuvendit, Jakup Krasniqi e Kadri Veseli, ish deputetin e Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, pastaj  Hysni Gucatin e Nasim Haradinajn, Salih Mustafën e Pjetër Shalën. Vizita e Limajt është më e veçantë, pasi ajo po realizohet në 17-vjetorin e lirimit të tij nga Tribunali i Hagës. Ish krerët e UÇK-së më tepër se dy vjet po mbahen në paraburgim në Hagë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Një akt kriminal me elemente terroriste

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë fushatës së tij kishte deklaruar se qeveria e tij …