leoni

Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, i ka quajtur populiste veprimet e Qeverisë Kurti kundër faktorit ndërkombëtar

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, i ka quajtur populiste veprimet e Qeverisë Kurti kundër faktorit ndërkombëtar. Kreu i Nismës tha se një qeveri normale do të duhej t’i vazhdonte punët ku kanë mbetur, e jo t’i “përmbys krejt çka është bërë”. Veprimet eksperimentale të qeverisë po i kushtojnë Kosovës në raport me zhvillimet e brendshme dhe jashtë. Limaj i sheh këto veprime si tendencë për ta rrënuar shtetin nga një “grup individësh”. Besoj që të gjithë tashmë jemi të qartë çka do të thotë politika populiste kur politikën e jashtme e përdorni për përfitime të brendshme. Kosova duhet të bëjë hapa të sigurt në rrumbullakimin e shtetësisë së vet. Kjo fatkeqësisht po ndodh tash e tri vite. Këto janë veprime do t’i kushtojnë vendit tonë mënyra të ndryshme”, ka thënë Limaj për mediet.

Kontrolloni gjithashtu

Deputeti Altin Krasniqi kritikon Albin Kurtin për mosdorëheqje pas mandati

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Altin Krasniqi, ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë, Albin …