Fatmir Limaj: Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Albin Kurti ka pranuar që në veri të ushtroj sovranitetin edhe Serbia

Kryetari i NISMËS, Fatmir Limaj, ka reaguar pas dënimit të Salih Mustafës me 26 vjet burg nga Gjykata Speciale

Limaj ka thënë se Nisma Socialdemokrate në kohën e duhur ka tërheqë vëmendjen se kjo nuk është rruga e duhur për të trajtuar drejt krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë! Gjatë kohës kur diskutohej në Kuvend të Kosovës themelimi i kësaj gjykate, Nisma  ka qenë kundër themelimit të saj për arsye se ishte gjykatë e njëanshme, një etnike dhe si e tillë nuk mund të pritej që do t’i shërbejë drejtësisë. Fatkeqësisht, dënimi i sotëm i shqiptuar ndaj komandant Salih Mustafës edhe një herë konfirmoi se shqetësimet tona të shprehura gjatë kohës kur diskutohej dhe vendosej për themelimin e kësaj gjykate ishin të drejta! Presim që drejtësia e mohuar në shkallën e parë ndaj komandant ‘Calit’, të vihet në vend në shkallën e Apelit”, citohet të këtë thënë Fatmir Limaj, edhe pse shikura realisht edhe Gjykata e Apelit është në kuadër  e Gjykatës Speciale, sepse kjo gjykatë edhe quhet Speciale, andaj nuk njeh instancë tjetër përveç vetvetes.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …