Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka shprehur gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, si dhe me çdo qeveri të ardhshme, nëse ky bashkëpunim është në interes të Kosovës. Limaj theksoi se shërbimi ndaj vendit është mbi çdo ndasi politike dhe se është i gatshëm të kontribuojë në çdo formë për të mirën e Kosovës. Limaj theksoi se është i hapur për diskutime mbi çështje nacionale dhe se nuk do të vendosë “vija të kuqe” ndaj asnjë partie politike për ndërtimin e qeverisë së re. Ai bëri thirrje për bashkëpunim mes partive politike për të shmangur krizën qeveritare pas zgjedhjeve, duke theksuar rëndësinë e një qeverisje stabile në Kosovë, për të përballuar zhvillimet e fundit ndërkombëtare dhe rajonale. Limaj theksoi se, Nisma Socialdemokrate dhe AAK janë parti të ndara, kjo nuk i detyron ato të votojnë njëjtë për çdo çështje, duke e theksuar se çdo hap duhet marrë me përgjegjshmëri për të siguruar mirëqenien e vendit.
