Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka theksuar rëndësinë e bashkimit të intelektualëve për të siguruar një të ardhme më të mirë për Kosovën. Gjatë një tubimi elektoral, ai u shpreh se është koha për një mision të madh që të nxirret vendi nga udhëkryqi ku ka ngecur. “Kosova ka kaluar nëpër sfida të mëdha, duke ëndërruar gjithmonë për një të ardhme më të mirë, ku të rinjtë e shkolluar të jenë burim force dhe progresi. Sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë për ide të reja dhe përpjekje të përbashkëta për ta çuar Kosovën përpara,” tha Limaj. Duke folur për stagnimin dhe degradimin gjatë katër viteve të fundit, ai theksoi nevojën për të ndërmarrë hapa të vendosur për të rikthyer dinjitetin dhe shpresën. “Kosova ka nevojë për drejtim të ri. Ne jemi mbledhur për ta bërë Kosovën fituese, duke realizuar veprime konkrete dhe të guximshme. Ky është misioni ynë,” përfundoi Limaj.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati për deputet i AAK-së, Gjenerali Lahi Brahimaj, ka folur lidhur me angazhimin e tij për ndryshime të thella, në Kosovë
Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Gjenerali Lahi Brahimaj, ka folur për …