Fatmir Limaj: Nisma Socialdemokrate është e përkushtuar për një të ardhme më të mirë për Kosovën

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, kritikon deklaratat e kryeministrit, Albin Kurti, për mundësinë e një konflikti të armatosur

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kritikuar ashpër deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për mundësinë e një konflikti të armatosur. Vendi ka nevojë për politika të urta dhe udhëheqës me përvojë, jo për retorikë lufte. Kosova ka luftuar për paqe. Përmendja e luftës është e papranueshme dhe ndikon negativisht te qytetarët. Një kryeministër që përmend luftën, humb zgjedhje. Nënat tona po habiten dhe thonë, mos harroni, kur ai përmend luftën, ai po flet për djemtë tuaj. Çfarëdo konflikti, djemtë tuaj do të jenë në vijën e parë të frontit. Ne kemi luftuar për mos me luftuar kurrë më Kosova, theksoi ai. Unë edhe lirinë, edhe luftën, edhe asfaltin, edhe aeroportin e kam bërë. Transformimi i Kosovës ka ndodhur nga përpjekjet tona, ndërsa Kurti nuk ka arritur ta mbajë as veriun siç duhet, deklaroi Limaj. Ai shtoi se shtrirja e sovranitetit në veri duhet të jetë e plotë dhe e qëndrueshme.

Kontrolloni gjithashtu

Kryekuvendari Konjufca, krekoset se Kosova qenka kampion i demokracisë, duke fshehur jo vetëm shkeljet e Gjykatës Kushtetuese

Kryekuvendari  i krekosur, Glauk Konjufca, thotë se Kosova qenka kampion i demokracisë, duke fshehur faktin …