Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj thotë se vendit tonë i duhet një vizion politikë i kujdesshëm me parime etike

Fatmir Limaj thotë se vendit tonë i duhet një vizion politik i kujdesshëm me parime etike

Nisma Socialdemokrate ka vazhduar me mbajtjen e Kuvendeve të Punës. Dega e Nismës në Gjilan ka mbajtur të martën Kuvendin e Punës. I pranishëm në këtë Kuvend Pune ishte edhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj. Ky i fundit tha se pret që nga ky Kuvend, Nisma në Gjilan të dalë me e fuqishme, më e strukturuar dhe e gatshme për aktivitetet e sfidat e reja. Ai ka lavdëruar degën e Nismës në Gjilan, e cila ka qenë shumë aktive në teren. Në të njëjtën kohë ai iu ka uruar mirëseardhje anëtarëve të rinj të Nismës në Gjilan. Më tutje, Limaj ka folur edhe për parimet e partisë të cilën ai e drejton.

“Ne kemi dalë me një ofertë politike para qytetarëve të Kosovës, e cila dallon nga ofertat e partive tjera. Kur ka dalë Nisma në skenën politike kanë qenë dy oferta të cilat janë kthyer në zhgënjim dhe dëshpërim për qytetarët e Kosovës. Në politikë, duhet të ndërtosh politika të kujdesshme të arritshme, duhet të nxjerrësh prioritete të kapshme dhe pastaj duhet përkushtim në realizimin e atyre prioriteteve. Vendit tonë i duhet një vizion politikë i kujdesshëm me parime, dhe një vizion politik që nuk gënjen, mashtron dhe nuk shanë”, ka thënë Limaj në Gjilan.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …