Fatmir Limaj: Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Albin Kurti ka pranuar që në veri të ushtroj sovranitetin edhe Serbia

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, uron qytetarët e Malishevës për 16 qershorin – Ditën e Çlirimit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, sot ka uruar të gjithë qytetarët e komunës së Malishevës për 16 qershorin – Ditën e Çlirimit dhe Ditën e Dëshmorëve të kësaj komune, nga vjen edhe vet i pari i kësaj partie. “16 qershori është një ditë tejet e rëndësishme për të gjithë bashkëvendësit e mi të komunës së Malishevës, është Dita e Çlirimit dhe Dita e Dëshmorëve. Është kjo ditë e shënuar, ku ne kujtojmë me shumë krenari kontributin madhor të çdo dëshmori të kombit tonë, që dhanë dhe jetën për çlirimin e Malishevës dhe lirinë e Kosovës”, ka shkruar Limaj. Kreu i Nismës, Fatmir Limaj, po ashtu ka thënë se, sakrifica e shumë brezave, gjaku i dëshmorëve, mundi i çdo çlirimtari dhe kontributi i një populli të tërë në momentet më jetike për kombin, duhet të jetë motiv dhe udhërrëfyes për të gjithë, që me punë e përkushtim ta forcojmë Kosovën dhe t’i ruajmë vlerat tona kombëtare. “Urime Dita e Çlirimit dhe Dita e Dëshmorëve të gjithë qytetarëve të Malishevës”, ka shkruar në fund Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …