Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, foli në Kuvendin e Shqipërisë në 80-vjetorin e gjenocidit grek mbi Çamërinë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj,  me kryetarin e Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati dhe anëtaren e kryesisë së Nismës, Xhevahire Izmaku, kanë marrë pjesë në shënimin e 80-vjetorit të gjenocidit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë, që nisi në qershor të vitit 1944. Në këtë ngjarje të rëndësisë së veçantë, që u zhvillua në sallën e Parlamentit të Shqipërisë, dhe që u bë me ftesë të deputetit shqiptar Shpëtim Idrizi dhe Shoqatës Patriotike “ÇAMËRIA”, para gjithë të pranishmëve nga të gjitha trevat shqiptar, një fjalë rasti, mbaji kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj. Ai  tha se, kjo është njëra prej ngjarjeve më të rënda të popullit shqiptar, ku edhe pas kaq vitesh në secilën familje shqiptare kjo ngjarje, kjo histori e rëndë përjetohet me dhimbje të madhe, mu për faktin se popullata çame kishte përjetuar tmerrin e depërtimit dhe të shpërnguljes me dhunë. “Edhe për kundër gjithë këtyre vuajtjeve që ka përjetuar popullata çame, ajo gjeti forcën për tu përballur dhe për t’i mbijetuar gjithë asaj shfarosje në masë, dhe është për t’u admiruar që çamët fisnik për asnjë moment nuk heshtën, por vazhduar pa rreshtuar së kërkuari drejtësi, dhe që me besim presin që në të ardhmen e afërt të triumfojnë”, tha kryetari i Nismës, Fatmir Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …