Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i ka dhënë mbështetje protestës se veteranëve të caktuar të mbahet ditën e enjte

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i ka dhënë mbështetje protestës se veteranëve të caktuar të mbahet ditën e  enjte. Limaj në një tubim me strukturat e Nismës në Prishtinë ka ftuar përkrahësit e këtij subjekti që të marrin pjesë në protestën e ftuar nga OVL-UÇK në kundërshtim të mospërfshirjës së veteranëve në ngritjen e pagës minimale prej 260 euro.  NISMA Socialdemokrate reagon ashpër ndaj votimit të projektligjit për pagën minimale në Kosovë, ku nuk janë përfshirë veteranët e luftës së UÇK-së.

Ne konsiderojmë se mospërfshirja e shtresës së veteranëve në këtë projektligj përbën këto shkelje :

1. Diskriminim dhe segregacion, ku një kategori përfiton dhe një tjetër përjashtohet;

2. Shkelë në mënyrë flagrante dhe të turpshme dinjitetin dhe kontributin e luftëtarëve të lirisë, njëkohësisht nuk e njeh UÇK-në dhe luftën e saj si kontributdhënësen më meritore për lirinë e vendit;

3. Ky projektligj është antikushtetues sepse cenon të drejtat e njeriut dhe shkelë parimin e barazisë para ligjit;

4. Diskursi dhe narracioni që kanë lansuar në publik për një kohë të gjatë eksponentët e LVV-së dhe këtij koalicioni qeveritar, sot e shpërfaqën edhe me votën e tyre kundër përfshirjes së UÇK-së në projektligjin për pagën minimale.

NISMA Socialdemokrate ashtu si deri më tani do të qëndrojë pranë vlerave të luftës dhe do të angazhohet vazhdimisht në ruajtjen e vlerave të UÇK-së dhe dinjitetin e luftëtarëve të saj.

Kontrolloni gjithashtu

Rashit Qalaj

Rashit Qalaj: PDK nuk ka votë për kandidatin e VV-së – është përgjegjësi e tyre të sigurojnë shumicën

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka deklaruar se partia e tij nuk do të votojë …