Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj njëherësh kandidati për kryeministër në zgjedhjet e 6 tetorit, tregoi pesë objektivat e tij qeverisëse. Në mbledhjen e sotme të Këshillit Kombëtar të Nismës, i pari i partisë tha se dialogu edhe politikat e jashtme të Kosovës janë prioritet e tij. Bashkë me këtë, Limaj tha se janë edhe bujqësia, diaspora, reforma në drejtësi edhe stimulimi i ndërmarrjeve të vogla edhe të mesme. Limaj theksoi se vetëm puna ekipore, do të sjellë fitoren e Nismës Socialdemokrate, teksa tha se me fitoren e 6 tetorit do t’i vazhdojnë punët që i kanë lënë gjysmë. “Objektivat tona do të jenë pesë, dialogu edhe politikat e jashtme, pikë tjetër do të jetë bujqësia, pikë tjetër do të jetë stimulimi dhe vazhdimi i fuqizimit të ndërmarrjeve të vogla edhe të mesme, pikë tjetër është paketa sociale. Angazhim i veçantë duhet të jetë edhe tek diaspora, edhe e pesta reforma në drejtësi”, tha ai.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …