Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur për të arriturat kur shërbente si ministër i Infrastrukturës, duke e cilësuar atë si një kohë transformuese për vendin. Në vitin 2008, Kosova ishte në baltë dhe unë e kam nxjerrë atë në asfalt, tha Limaj, duke nënvizuar rëndësinë e projekteve infrastrukturore që ai udhëhoqi. Duke kritikuar performancën e qeverisë aktuale, Limaj deklaroi se ajo nuk ka treguar rezultate në sektorë kyç si shëndetësia, arsimi dhe ekonomia. Kjo qeveri duhet të matet me rezultatet e veta. Cilat janë arritjet e saj në katër vite? Nëse unë them se do të angazhohem në fuqizimin e infrastrukturës publike, kjo përfshin liqene, lumenj, ujë-përçues dhe renovimin e energjisë. Fjala ime është garanci, sepse e kaluara ime dëshmon që unë realizoj projekte të mëdha, tha Fatmir Limaj.
Kontrolloni gjithashtu
Ejup Maqedonci: Ushtria e Kosovës është e gatshme për të përballuar çdo sfidë , të pritur apo të papritur
Pas paralajmërimit të kryeministrit Kurti për kërcënime të reja terroriste gjatë festave të fundvitit, ministri …