Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kritikuar qëndrimin e Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti kundër UÇK-së

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kritikuar qëndrimin e presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti ndaj UÇK-së. Në këtë intervistë dhënë gazetës Nacionale, ai ka thënë se sot në Kosovë ka një politikë zyrtare anti-UÇK, e cila po udhëhiqet nga institucionet qendrore. Limaj ka ftuar ë  qytetarët të  që të mos heshtin  ndaj kësaj politike. Ai ka kërkuar shkarkimin e ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Shvarc, pasi qëndrimet e saj ndaj UÇK-së janë qëndrime të presidentes Vjosa Osmani dhe të kryeministrit Albin Kurti. Fatkeqësisht ne sot kemi një opozitë anemike dhe të paorganizuar. Drejtuesit e partive opozitare ende nuk kanë treguar se cila është platforma dhe opozitë-bërja e tyre. Daljet e kohëpaskohshme janë për deputetë të opozitës, opinionistët dhe intelektualët. Liderët e opozitës duhet të dalin me një platformë të qartë opozitare, në vazhdimësi e në çdo kohë. Deri më tani kemi parë një opozitë sporadike në reagime. Kjo opozitë më tepër reagon sesa që krijojnë politika opozitare. Sot më opozitë i ke mediat në Kosovë, sesa që ke një opozitë të mirëfilltë.  Ato parti nuk ngritin çështje në kohën dhe mënyrën e duhur në Kuvendin e Kosovës. Po ashtu, i shoh se as grupet parlamentare nuk janë të koordinuara në aktivitete, shpresoj se ata do të ringjallen. Por, tani për tani kemi një opozitë larg prej asaj që duhet të jetë”, ka thënë Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …