Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka shpallur angazhimin e tij për fuqizimin e ndërmarrjeve publike dhe realizimin e projekteve të mëdha për zhvillimin e vendit. Gjatë një takimi me banorët e kryeqytetit, Limaj tha se ka qenë gjithmonë i angazhuar në projekte të mëdha dhe, nëse populli ia beson, ai do të vazhdojë t’i realizojë ato. Limaj përmendi Trepçën si një nga prioritetet e tij, duke premtuar se do t’i kthehet nami i dikurshëm dhe se modeli i zhvillimit të saj do të jetë ai i Aeroportit të Prishtinës, i cili ka pasur sukses në përmirësimin e strukturës dhe funksionimit të tij. Unë jam mësuar me projekte të mëdha, ma jepni mundësinë dhe do ta transformojmë Kastriotin, do ta rikthejmë Trepçën dhe do t’i fuqizojmë të gjitha ndërmarrjet publike, theksoi Limaj, duke shfaqur angazhimin e tij për një zhvillim të qëndrueshëm dhe rritjen e potencialeve ekonomike të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Daut Haradinaj: Kosova mund të anëtarësohet në NATO përmes procedurave të përshpejtuara
Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, për deputet Daut Haradinaj, ka deklaruar se anëtarësimi …