Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj kërkon angazhim nga kryetarët e degëve të partisë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj kërkon angazhim nga kryetarët e degëve të partisë

Nisma Socialdemokrate ka mbajtur një takim me strukturat udhëheqëse të partisë. Në këtë takim, përveç diskutimeve për temat nacionale dhe zhvillimeve politike në vend, është diskutuar edhe për çështje organizative të partisë. Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj dhe kryetari i Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi, i njoftuan kryetarët e degëve për qëndrimin politik të Nismës Socialdemokrate për temat kryesore në vend. Në të njëjtën kohë kryetari Limaj i ftoi kryetarët e degëve që të punojnë në ngritjen dhe fuqizimin e partisë. Po ashtu kryetari Limaj ftoi kryetarët e degëve që të vazhdojnë më mbajtjen e kuvendeve zgjedhore nëpër degët përkatëse. Në këtë mbledhje ndër të tjera u vendos që deri më 15 maj të mbahet kuvendi zgjedhor i partisë.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …