Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj, konstaton Qeveria e katër viteve të fundit është e humbur në secilën fushë. Qeverisja aktuale me 51% të votuesve ishte e papërgatitur dhe pa plan konkret për zhvillimin e vendit. Ai theksoi se kjo qeveri nuk ka pasur asnjëherë një strategji të qartë dhe se rezultati zgjedhor i befasoi ata, duke çuar në një qeverisje pa plan veprimi. Ministrat dhe deputetët e shumicës qeveritare, duke i cilësuar si të papërgjegjshëm dhe të panjohur për publikun. Sipas tij, kryeministri Albin Kurti nuk ka ide për drejtimin e vendit, gjë që ka kontribuar në gjendjen e rënduar ekonomike. Ai vuri në dukje se mospuna e qeverisë ka shkaktuar humbje të mëdha financiare, me mbi 700 milion euro investime kapitale të pashfrytëzuara dhe të zhvlerësuara për shkak të inflacionit. Limaj akuzoi qeverinë për keqpërdorim të parasë publike, duke zhvlerësuar 230 milion euro në një vit dhe duke bërë kontrata të një burimore me vlerë mbi 200 milion euro, të cilat ai i cilësoi si korrupsion masiv.