Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj kritikon Qeverinë Kurti për mungesë investimesh dhe slogane ruso-serbe

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kritikuar Qeverinë e Albin Kurtit për mungesën e investimeve në vend. Ai ka reaguar lundër sloganit “Kosova është shkatërruar për 20 vjet”, duke e cilësuar atë si një frazë ruso-serbe, dhe theksoi se për dy dekada është ndërtuar një shtet që më parë nuk ekzistonte. Limaj përmendi kontratën me Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ku theksoi se Kosova ka përfituar 181 milionë euro nga marrëveshja për koncesion. Ai gjithashtu kritikoi Qeverinë Kurti për mungesën e projekteve infrastrukturore, duke përmendur si shembull dështimin për të ndërtuar një urë në Badovc. “Për 20 vjet, shteti është ndërtuar nga asgjë. Ndërsa Qeveria e tanishme nuk ka arritur të përmbushë projekte bazike, si ndërtimi i një ure në Badovc,” tha Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …