Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj thotë se se mbështetja për Nismën në Gjilan është dyfishuar

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj thotë se mbështetja për këtë parti në Gjilan është dyfishuar

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka vizituar të enjten degën e Nismës në Gjilan, ku është takuar me strukturat drejtues të kësaj dege. Limaj, ka bërë me dije se Dega e Nismës në Gjilan po kalon në proces të ristrukturimit dhe strukturat drejtuese tanimë kanë zgjedhur kryetarin e ri, Sevdail Robellin, të cilit i ka uruar suksese në detyrën e re. “Rikonfirmova qëndrimin dhe gatishmërinë tonë që bashkë të vazhdojmë rrugëtimin për fuqizimin e Nismës në Gjilan. Strukturat e Nismës i përgëzova për aktivitetin e tyre gjithmonë në funksion të rritjes dhe zgjerimit të konceptit socialdemokrat”, ka shkruar Limaj. Më tutje, ai ka thënë se sipas të gjitha matjeve, mbështetja për Nismën në këtë qytet është dyfishuar. 

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE-ja

Opozita paralajmëron shkarkim dhe ndjekje penale për Bordin e ZRrE-së

Faturat e reja të energjisë elektrike po mbërrijnë me një rritje prej 16.1%, në atë …