Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, uron 7 Marsin- Ditën e Mësuesit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i uron të gjithë mësimdhënësit për 7 Marsin – Ditën e Mësuesit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar të gjithë mësimdhënësit në ditën e Mësuesit. Limaj se shpreh mirënjohje për kontributin e madh të mësimdhënësve ndër vite jo vetëm në edukimin e brezave dhe përhapjes së dijës, por edhe në kultivimin e vlerave tona kombëtare. “Në përvjetorin e hapjes së shkollës së parë shqipe, të gjithë mësimdhënësve ua uroj 7 Marsin ditën e Mësuesit. Të dashur mësuese dhe mësues, në këtë ditë të shënuar shprehe mirënjohjen time për kontributin e madh të mësimdhënësve ndër vite jo vetëm në edukimin e brezave dhe përhapjen e dijës, por edhe në kultivimin e vlerave tona kombëtare. Shkolla shqipe gjithmonë ka qenë vatër ku është kultivuar dashuria për Atdheun. Qeveria e Kosovës e ka në fokus çështjen e arsimit dhe Ministri Bytyqi mbetet i përkushtuar në avancimin e pozitës së mësimdhënësve si dhe në ngritjen e cilësisë së arsimit në të gjitha nivelet.

Kontrolloni gjithashtu

Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Bedri Hamza uron Ditën e Kushtetutës dhe thekson rëndësinë e realizimit të parimeve kushtetuese për qytetarët

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza, ka uruar qytetarët me rastin e …