Kryetari i njërit krah të PD-së, së ndarë e të përçarë, Sali Berisha me disa qindra simpatizantë, ka protestuar para kryeministrisë, kundër tubimit që u mbajt sot në Tiranë të treshes Rama, Vuçiq, Zaev, në të ashtuquajturin Ballkani i Hapur Ajo që ra në sy sot ishte numri i truprojave që rrethojnë ish-kryeministrin në rrugëtimin e tij drejt Kryeministrisë dhe disa të rinj që rrethonin Berishën, ndërsa në krye të tyre qëndronte ish-drejtori i Policisë, Erzen Breçani, me kompaninë e tij të sigurisë fizike. Berisha paralajmëroi më herët protestën e ditës së sotme duke e konsideruar nismën “Open Ballkan” si një plan të Sorosit për të ndarë shqiptarë dhe për t’i hapur rrugën serbëve për në Adriatik. Ai ka mbledhur më pak se 1000 vetë në protestën e sotme të organizuar prej tij, një numër shumë më të vogël krahasuar me mbështetësit e Bashës. Fjalimi i Berishës ishte si kurdoherë teatral dhe patetik, me thirrje çirrja kundër Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …