leoni

Berat Rukiqi

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi kërkon miratimin e ndimhës financiare të premtuar për bizneset

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka thënë se pas vendosjes së masave të reja kundër Covid-19 dhe hapjes së të gjithë sektorëve, duhet të miratohet ndihma financiare e premtuar, për bizneset e prekura nga masat e fundit. Përveç kësaj, Rukiqi kërkon që vera të jetë me sa më pak kufizime, dhe të sigurohet vaksinimi masiv i qytetarëve. “Masat e reja u miratuan dhe të gjithë sektorët po hapen (siç e kemi paralajmëruar para dy jave). Vazhdojmë të besojmë që hapja e përcjellur me respektim strikt të masave dhe proces paralel të vaksinimit masiv të qytetarëve është zgjidhja e vetme e qendrueshme, në menaxhimin e pandemisë”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …