Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka reaguar kundër ndërhyrjes me polici për lirimin e ish-ndërmarrjes publike “NBI Suhareka”, tani një ndërmarrje private. Ai tha se ky veprim tregon shumë për klimën e investimeve të huaja në Kosovë. Sipas tij, ndërmarrja në fjalë dhe investitorët duhet të kenë mundësinë e mbrojtjes së investimit dhe pronës ku kanë investuar. “Ndërhyrjet arbitrare me polici, pa u shtjerrë të gjitha mekanizmat kushtetues dhe ligjorë, janë të papranueshme dhe mund të shërbejnë si precedent jashtëzakonisht negativ për të ardhmen. Këto veprime duhet të ndalen”, ka shkruar Rukiqi. Sot Agjencia Kosovare e Privatizimit, e shoqëruar nga Policia e Kosovës, kanë shkuar në zyrat e ndërmarrjes së re “Agrokosova Holding”, ish-ndërmarrja shoqërore “NBI Suhareka”.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …