Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna ka kritikuar qeverinë për mungesën e masave efektive që mbështesin bizneset

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna ka kritikuar qeverinë për mungesën e masave efektive që mbështesin bizneset, duke theksuar se politika fiskale nuk ka ndryshuar që nga pandemia. Ai ka kërkuar që të miratohen lehtësira dhe ndryshime në TVSh, si dhe reformë të thelluar të politikave fiskale – për të krijuar një mjedis më të favorshëm për zhvillimin e bizneseve. Në një intervistë për KosovaPress, Rafuna është shprehur i shqetësuar për gjendjen e vështirë të bizneseve në Kosovë, duke theksuar se investimet kapitale, që janë thelbësore për zhvillimin ekonomik, nuk janë realizuar gjatë mandatit të kësaj qeverie. Ai ka vënë në dukje se nuk ka asnjë projekt konkret që mund të konsiderohet si sukses, ndërkohë që investimet kapitale, të cilat janë paraparë me ligjin e buxhetit, nuk janë realizuar siç duhej. Lulzim Rafuna ka theksuar se, edhe pse diaspora ka kontribuar me investime, ato janë fokusuar kryesisht në sektorin e paluajtshmërive. Sipas tij, kjo ka rezultuar në një zhvillim ekonomik që nuk është i qëndrueshëm, pasi investimet në këtë sektor nuk krijojnë vende të qëndrueshme pune dhe nuk stimulojnë rritjen afatgjatë të ekonomisë.

Kontrolloni gjithashtu

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, thotë se mashtrimi dhe korrupsioni i Qeverisë Kurti kanë dalë sheshit gjatë mandatit të saj

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka deklaruar se mashtrimi dhe korrupsioni i …