Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka kërkuar që rishikimi i buxhetit të bëhet në afat sa më të shpejt. Ai tha se ende nuk janë bërë pagesat e pjesës së parë nga Pako Emergjente për të gjitha kompanitë të cilat i kanë plotësuar kushtet. Sipas tij, këto pengesat që tani po i bënë Kuvendi në mosmiratimin e rishikimit të buxhetit dhe një pjese të marrëveshjeve financiare ndërkombëtare po e vështirësojnë implementimin e pakos. Tutje, ai thotë se shumica e bizneseve nuk po arrijnë të qarkullojnë më shumë se 50%. Sipas tij, shpresa e vetme mbetet Pakoja e Rimëkëmbjes për të dalë nga kjo gjendje të cilën nuk e kemi pasur që nga paslufta. Rukiqi tha se edhe kur është dizajnuar pakoja emergjente nuk ka pasur bazë të mjaftueshme ligjore. Ai tregoi pasojat sa i përket mungesës së buxhetit të cilat do ta shkatërrojnë ekonominë e vendit.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …