Kryetari i OEK-ut, Berat Rukiqi priti në takim kortezie ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sard

Kryetari i OEK-ut, Berat Rukiqi priti në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sard

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi priti në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi dhe zëvendës-ambasadorin Matteo Corradini, ku u diskutuan ide konkrete për thellimin e bashkëpunimit në sferën ekonomike në mes dy shteteve. Sipas OEK, me theks të veçantë u fol për rënëdësinë e forcimit të sundimit të ligjit, përmirësimit të imazhit të Kosovës dhe përmirësimit të ambientit të të bërit biznes që ndikon pozitivisht edhe tek investimet e huaja dhe partneritetet e bizneseve Kosovare me kompanite e ndryshme Evropiane dhe më gjerë. Oda Ekonomike e Kosovës thotë se është gjithmonë e gatshme t’i ndihmoj bizneset vendore në krijimin e partneriteteve ndërkombëtare në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe avancimit të rolit të sektorit privat si garantues i rritjes ekonomike.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …