Që nga fillimi i pandemisë Kosova ka pësuar humbje të madhe në fushën e ekonomisë. Shumë nga bizneset vendore kanë raportuar vlera të mëdha të humbjes financiare. E për t’i gjetur zgjidhje kësaj, ekonomistët në Kosovë shumë herë ka ngritur zërin që të miratohet Projektligji për rimëkëmbje ekonomike. Është kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi i cili thotë se duhet një ligj për rikuperimin e dëmit që u shkaktua që nga fillimi i pandemisë. Ai ka thënë se nga 21 shtatori kanë filluar diskutimet intensive që të lehtësohet komunikimi pozitë-opozitë për harmonizimin e qëndrimeve për rimëkëmbjen ekonomike. Shifrat e mëdha të shkaktuara nga pandemia Rukiqi thotë se janë alarmante dhe se duhet të rikuperohen sa më shpejt që të mos krijohen dëme të tjera. E sa i përket diskutimit me partitë politike, nga pozita dhe opozita, i pari i OEK-ut thotë se edhe pse çështje prioritare për ta është politika sesa qytetarë, do të mundohen të flasin me ekspert të kësaj fushe brenda partive dhe të gjejnë zgjidhje. /arbresh.info/
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …