Tërheqja e investimeve të huaja mbetet faktor i rëndësishëm për të pasur një zhvillim më të hovshëm ekonomik. Kosova dhe Ballkani Perëndimor mbeten destinacioni kryesor për investime të huaja strategjike në dhjetë vitet e fundit. Kështu është thënë sot gjatë prezantimit të studimit “Të bëhemi më të fortë pas COVID-19: Shfrytëzimi i Potencialit të Afërsisë Gjeografike për Investime të Huaja Direkte në Ballkanin Perëndimor”, nga Oda Ekonomike e Kosovës. Sipas këtij raporti del se Ballkani Perëndimorë ka potencial për tërheqjen e investimeve të huaja, por që kërkohet të plotësohen disa kushte, siç janë stabiliteti politik, reformat në politikat fiskale dhe kualifikimi i fuqisë punëtore. Kryetari i OEK-ut, Berat Rukiqi theksoi se Kosova e ka shansin e fundit për tërheqjen e investimeve të huaja sidomos atyre nga Gjermania.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …