Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, thotë se viti 2019 është specifikuar me vendimin e pa arsyeshëm për rritjen pagave si dhe moskjartësimin rreth taksës 100%. “Viti 2019 është karakterizuar me vendimin e gabueshëm për rritje të pagave në sektorin publik, si dhe me vazhdimin e situatës së paqartë rreth tarifës për mallrat nga Serbia dhe Bosnja. Nuk kishte asnjë investim serioz që do të krijonte vende pune, pasi ndodhën zgjedhjet dhe vonesat për formimin e institucioneve, që ndikuan në konfidencën e të bërit biznes në Kosovë”, ka thënë Rukiqi. Ai ka theksuar se pritjet e tij për vitin 2020 janë në aspektin e reformave ekonomike por sipas tij nuk priten ndryshime të mëdha duke pasur parasysh ngarkesën me temat si dialogu, por edhe presionin social, përfshirë grevat dhe shumë çështje të tjera të hapura dhe të pazgjidhura.
Kontrolloni gjithashtu
Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …