Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna, i ka bërë thirrje Qeverisë Kurti që urgjentisht të hartojë strategji të qartë që ta parandalojë ikjen e të rinjve nga vendi. Ai ka thënë më tutje se është shqetësuese ikja e madhe e të rinjve nga Kosova dy vitet e fundit. “Për këtë arsye ne kemi kërkuar nga qeveria që ta ketë një strategji në mënyrë që e parandalon shkuarjen e të rinjve por edhe e motivon kthimin e atyre që kanë shkuar tani atje në formën e investitorëve të huaj. Me liberalizim të vizave personalisht unë nuk pres që do të ketë një lëvizje shumë të madhe, për arsye se ata që kanë ndarë mendjen me shkua ata kanë shkuar, kanë gjetur punë” ka thënë për Ekonomia Online, ekonomisti, Lulzim Rafuna. Ai ka shtuar më tutje se Qeveria duhet të ndërmarr masa që të ju ndihmoj të rinjve të hapin biznese këtu dhe ta japin kontributin e tyre këtu në Kosovë e të mos shkojnë në Evropë.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …