Safet Gërxhaliu

Safet Gërxhaliu kërkon nga ministri i Hamza të mos e nënshkruajë vendimin për rritje të pagave

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu ka ftuar ministrin e Financave Bedri Hamza që të mos e nënshkruaj vendimin për rritje të pagave i cili ka hasur në reagime të shumta në vend. “Vendimi për rritje të pagave nga ana a Qeverisë së Kosovës është në kundërshtim me zhvillimin ekonomik të Kosovës. Unë e ftoj ministrin e Financave Bedri Hamza që të mos e nënshkruaj këtë vendim pasi që ky vendim do ta dëmtojë shumë Kosovën”, tha Gërxhaliu. Sipas tij, rritja e pagave për një pjesë të zyrtarëve shtetëror do të dëmtojë edhe më shumë sektorin privat, i cili në kohët e fundit po ndeshet me probleme të mëdha sa i përket gjetjes së fuqisë punëtore. Ai bëri me dije se në fillim kanë menduar se Qeveria do të merret më shumë në edukim, e zhvillim ekonomik dhe promovim të ndërmarrësisë vendore, por me vendimin për rritje të pagave është në kundërshtim të këtyre objektivave. Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, beson në profesionalizmin dhe etikën e ministrit Bedri Hamza dhe ai nuk do të nënshkruajë vendimin për rritje të pagave. Ndryshe dje kryeministri Haradinaj ka kërkuar nga ministri i Financave, Bedri Hamza që të fillojë së ekzekutuari vendimin për rritjen e pagave për kryeministrin dhe vartësit e tij, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila vendosi që ky vendim i Qeverisë nuk paraqet shkelje kushtetuese. Por, ministri Hamza ka abstenuar kur është votuar heqja e pezullimit të vendimit për rritjen e pagave.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …