Kryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës, Arianit Jakupi ka thënë ka thënë se barnat për koronavirus nga kjo javë mund të hyjnë në Kosovë pa marketing. “Deri më tani importi ka mundur të bëhet vetëm për pacientët në mënyrë individuale ndërsa nga sot barnat mund të merren edhe nga kompanitë farmaceutike e që nuk ka mundur të merret deri më tani pa ndonjë autorizim”. Jakupi thotë se dy produktet Remdesivir dhe Favpiravir janë dëshmuar që ndihmojnë në trajtimin e koronavirusit. “Duhet të kemi të qartë se këto nuk janë çudibërëse, por shkurtojnë kohën e shërimit nga koronavirusi te pacientët që janë mesatarisht të rëndë ose të rëndë. Pra këto barna kanë dhënë rezultate shumë të mira”, tha ai.
Kontrolloni gjithashtu
Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …