Kryetari i OVL-UÇK në Fushë Kosovë, Avdyl Krasniqi paralajmëron protesta për realizimin e kërkesave të veteranëve. Ai kërkon nga institucionet e shtetit që t’i kenë më në konsideratë kategoritë e dala nga lufta. “Përshendetje për të gjithë bashkëluftëtarë veteranë, invalidë dhe ju familjarë të dëshmorëve të UÇK-së. I kam përcjell me shqetësim reagimet e shumë bashkëluftëtarëve dhe portaleve elektronike të ndryshme për mos ngritjen e pensioneve për kategoritë e dalura nga lufta. Po u a them disa që shumë me vonesë është reagimi juaj , por me befasoni se keni pas mendim që do të rritet së bashku me Ligjin e pagave. Po ju kujtoj se ne Kategoritë e dalura prej luftës jemi çështje Sociale dhe nuk lidhet me Ligjin e punës. Ju bëjë thirrje institucioneve Shtetrore që të na kenë parasysh në ngritjen e penzioneve , mbrojtjen dhe ruajtjen me Ligjë të kësaj kategorie, pastrimin e Listave sa ma shpejt. Nese diçka nuk lëvizë pozitivisht po ju themë protesta është mënyra e vetme për realizimin e kërkesave të tona”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …