Prokuroria e Gjykatës Speciale ka bërë të ditur se kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucatit, nesër do të paraqitet para gjykatës, në Hagë. Ai është arrestuar më 25 shtator, në zyrat e Organizatës së Veteranëve, në Prishtinë, nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një fletarrestimi dhe urdhri për transferim, të lëshuar nga një gjykatës i Prokurorisë të kësaj gjykate, në Kosovë. Për kryetarin e veteranëve, Hysni Gucati është lëshuar fletë-arrest për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, dhe që ka të bëjë me aferën e dosjeve, të cilat i kanë rrjedhë në publik kësaj Gjykate, por ajo për të mos “e zbehur autoritetin”, nuk pranon rrjedhën e dosjeve të kohës së regjimit të Milosheviqit kundër UÇK-së, me të cilat po shërbehet, duke mbajtur kontakte të rregullta me Prokurorinë dhe Ministrinë e Drejtësisë, në Beograd.
