Kryetari i Parlamentit Evropian, David Sassoli qëndron sot për vizitë në Tiranë, takohet me krerët e lartë shtetërorë

Kryetari i Parlamentit Evropian, David Sassoli qëndron sot për vizitë në Tiranë, takohet me krerët e lartë shtetërorë

Kryetari i Parlamentit Evropian, David Sassoli sot do të arrijë për vizitë në Shqipëri, ku do të ketë takime me krerët e lartë shtetërorë, përfshirë edhe opozitën. Ai në orën 14:45, do të jetë i pranishëm në sallën e seancave plenare, ku do të pritet nga kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi. Pas takimit, me Ruçin në orën 15:15, presidenti Sassoli do të përshëndesë në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë. Në Tiranë Sassoli do të qëndrojë dy ditë, ku do të takohet me krëret institucional të pozitës dhe opozitës. Në qendër të vizitës do të jetë çështja e negociatave. Ai është shprehur optimist se negociata do të hapet para Samitit të Zagrebit.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …