Kryetari i Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka, tha se përparimi që ka bërë Kosova vitet e fundit është mbresëlënës. Në një konferencë të përbashkët me kreun e Kuvendit Glauk Konjufca, ai u shpreh se Marrëveshja e Ohrit ndërmjet Kosovës e Serbisë është shumë e rëndësishme. Për mua është vizita e dytë në Kosovë, një shtet mik me një histori kaq të madhe, në një shtet me shumë përvoja të gjatë historike që rrugën e ka në integrim në BE. Kemi shkëmbyer edhe administrata tona. Një gjë duhet të jetë e qartë se mirëqenia dhe sundimi i ligjit janë baza të demokracisë. Jemi investitori i katërt më i madh këtu në Kosovë. Marrëveshja e Ohrit është shumë e rëndësishme. Austria në këtë aspekt mund të jetë një shembull për Kosovën.
