Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka përjashtuar deputetin Gazment Bardhi nga radhët e partisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka përjashtuar deputetin Gazment Bardhi nga radhët e partisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka përjashtuar deputetin Gazment Bardhi nga radhët e forcës së djathtë politike. Vendimi i Kryesisë së PD-së erdhi pas shkeljeve të njëpasnjëshme të kryera nga ish-sekretari i Përgjithshëm ndaj vendimeve të organeve kolegjiale,  shumë prej të cilave janë votuar dhe janë nënshkruar prej tij si dhe për veprime në kundërshtim me interesat politike dhe elektorale të Partisë, për mosnjohjen e institucioneve të dala nga vota e demokratëve. Po ashtu dhe për ndjekjen e një agjende personale, përmes të cilës kërkon të zhvendosë PD-në nga orientimi i përcaktuar nga Kuvendi dhe Këshilli Kombëtar, në raport me aleatët strategjikë dhe bashkëpunimin me individët e sanksionuar si non grata, që kanë ndërmarrë një aksion dy vjeçar kundër Partisë Demokratike. Dje  ishte vetë Gazment Bardhi, ai i cili kërkoi që në cilësinë e kryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së, të rikthente nënkryetarin e grupimit Berisha, Oerd Bylykbashi. Në një dokument të dorëzuar në Kuvend, Bardhi informon kryetaren e Parlamentit Lindita Nikolla për revokimin e vendimit të 15 janarit 2022 për përjashtimin e Bylykbashit nga grupi i PD-së.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …