Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është liruar nga masa e arrestit shtëpiak

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha është liruar nga masa “arrest shtëpie”. Gjykata e Posaçme ka dhënë ditën e sotme vendimin për revokimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie” për Berishën. Ky vendim u mor nga gjyqtarja Flojera Davidhi. Avokati i kreut të PD-së, Genc Gjokutaj deklaroi se ndaj Berishës nuk është caktuar asnjë masë tjetër sigurie. Ai shtoi se Prokuroria kërkoi që Berisha të qëndronte në “arrest shtëpie”. “Sot gjykata revokoi masën e arrestit të shtëpisë, si një masë që nuk ka as kushte as kritere për caktimin e saj, dhe nga sot Sali Berisha është lirë dhe nuk ka asnjë masë sigurie ndaj tij. Nuk ka asnjë masë tjetër sigurie. Unë nuk mund të relatoj dosjen për ju, por gjykata konstatoi se për Sali Berishën nuk ekzistojnë kushtet dhe kriteret për asnjë lloj mase sigurie.

Kontrolloni gjithashtu

Hisen Berisha

Deputeti i PDK, Hisen Berisha, konsideron se Vjosa Osmani po improvizon lojën e shpëtimit të Albin Kurtit

Deputeti i PDK, Hisen Berisha, ka akuzuar presidenten Vjosa Osmani për bashkëpunim të ngushtë me …