Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi është i bindur se partia që udhëheqë ai  do të  fitojë në zgjedhjet e 9 shkurtit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi është i bindur se partia që udhëheqë ai do të dalë fituese në zgjedhjet e 9 shkurtit. Ai thotë se PDK-ja është kategorike kundër një bashkëpunimi me Lëvizjen Vetëvendosje. Krahas kësaj, Krasniqi i quan jorealiste dhe populiste pretendimet e partisë aktuale në pushtet se në zgjedhje do t’i sigurojnë mbi 500 mijë vota. Krasniqi në një intervistë për KosovaPress thotë se qeveria Kurti ka dështuar në të gjitha aspektet përgjatë katër viteve në pushtet. Ai është i sigurt se PDK-ja do të fitojë edhe më së shumti vota nga diaspora, derisa ironizon me entuziazmin e madh të LVV-së dhe LDK-së për regjistrimin e mërgatës për të marrë pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit. Mbi 108 mijë mërgimtarë janë regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Një zyrtar policor dhe tre qytetarë të tjerë janë arrestuar nga Inspektorati Policor i Kosovës për posedim të narkotikëve.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi

Memli Krasniqi, ka treguar arsyet pse qytetarët e Kosovës duhet të votojnë PDK-në dhe kandidatin e saj për kryeministër, Bedri Hamza

Kryetari i PDK, Memli Krasniqi, në një intervistë për Reporteri.net ka shpalosur arsyet pse qytetarët …