Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve tanë në diasporë që të marrin pjesë në procesin zgjedhor, duke e dërguar votën e tyre përmes postës. E ardhmja më e mirë e Kosovës është vetëm një hap larg: Hapi juaj – vota juaj!”, theksoi Krasniqi. Ai apeloi që secili prej mërgimtarëve të ushtrojë të drejtën e tij individuale, duke votuar Partinë Demokratike të Kosovës me numrin 131 dhe duke mbështetur kandidatin për Kryeministër, Bedri Hamza. Memli Krasniqi rikujtoi rëndësinë e dërgimit të fletëvotimit brenda afatit, për të siguruar që ai të arrijë deri më 8 Shkurt 2025. Vota juaj është dashuri për vendlindjen. Bëjeni sot – sepse e ardhmja fillon me ju, tani!, ka porositur, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka adresuar kritika kundër Qeverisë-Kurti, duke e akuzuar për dështime enorme
Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka adresuar kritika kundër …