Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka njoftuar se ka udhëtuar për vizitën zyrtare në Uashington e në Bruksel. Atje, gjatë javës së ardhshme do të ketë takime me zyrtarë të lartë amerikanë dhe evropianë. Krasniqi ka shkruar se “situata aktuale, sfidat dhe rrugët tona përpara do të jenë tema të diskutimeve në dy kryeqendrat e globit”. “Kohët e vështira kërkojnë koordinim dhe bashkëpunim me partnerët e vërtetë, të besueshëm dhe strategjikë. Me miq të cilët ia duan të mirën Kosovës, popullit tonë dhe që mbajnë gjithmonë dyert hapur për ne!”, ka shkruar Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …