Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka vizituar familjen Prendi të dhjetë martirëve, në Gjakovë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka vizituar familjen Prendi të dhjetë martirëve, në Gjakovë

Kyetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka shkruar se Bekim Prendi, 24 vjeçar, djali i martirit Viktor Prendi nga fshati Korenicë e Gjakovës, po e lë Kosovën për të emigruar në Gjermani. Bekimi, i cili nuk ka arritur ta njoh fare babanë e tij, të vrarë nga forcat serbe, i zhgënjyer dhe i pashpresë si pasojë e keqqeverisjes po detyrohet t’i kthejë shpinën familjes dhe atdheut. “Të njëjtën gjë do ta bëjë edhe Domeniku, po ashtu djalë martiri, i cili ka bërë gati valixhet për të emigruar në Amerikë Paulina, nëna e Domenikut e gruaja e martirit të Kosovës, Sokol Prendi, është tejet e pikëlluar dhe e zhgënjyer me atë që po ndodhë me rininë dhe familjen e saj. Në luftën për çlirimin e Kosovës,  familja Prendi i ka dhënë 10 martirë Kosovës, pesë prej të cilëve vëllezër, djemtë e Nanës Zojë Prendi, të cilët u masakruan në Mejë të Gjakovës. Sot, të rinjtë e kësaj familjeje, sikur dhjetëra mijëra të rinj të tjerë në Kosovë, gjatë dy viteve të fundit – po e braktisin Kosovën për një jetë më të mirë në mërgim. Fatkeqësisht, përgjigja e Qeverisë ndaj këtij eksodi masiv është tërësisht anemike dhe aspak serioze. Qytetarët po varfërohen çdo ditë si pasojë e çmimeve të larta, pagave të ulëta, mungesës së shërbimeve shëndetësore publike e degradimit të sistemit arsimor, ka deklaruar  Memli Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka marrë në pyetje Millan Radoiçiqin, i cili mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë

Gjykata lëshon letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 të akuzuarit në rastin ‘Banjska’, përfshirë Millan Radoiçiqin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 persona të akuzuar në rastin …