Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi mirëpret në PDK, diplomatin, Arbër Behluli

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka njoftuar se partisë iu ka bashkuar edhe diplomati,  Arbër Behluli, i cili është djali i ikonës kulturore, këngëtares së shquar Shkurte Fejza, si dhe nipi i heroit Azem Behluli. Me një master në politikat e Bashkimit Evropian, Arbëri ka ndërtuar karrierë të suksesshme edhe si ligjërues universitar, edhe si zyrtar i lartë në institucionet tona shtetërore. Tani, ai është gati të marrë mbi vete një sfidë të re, të formësojë të ardhmen e Kosovës nga brenda Kuvendit.  Arbër Behluli është zotuar se si deputet do të angazhohet për të lidhur brezat, duke siguruar që secili qytetar të kenë një zë në ndërtimin e një Kosove ma të mirë për të gjithë.

Kontrolloni gjithashtu

Lumir Abdixhiku: Pas një viti me marrëveshjen e Qeverisë Kurti nuk do të flitet më për Asociacion, por për autonomi territoriale

Lumir Abdixhiku kërkon ndërmjetësimin e Gjermanisë për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar një takim me ambasadorin gjerman në Kosovë, Jorn …