Kryetari i Partisë së Lirisë në Shqipëri, Ilir Meta, foli për seancën që do të mbahet sot, në Gjykatën e Apelit

Kryetari i Partisë së Lirisë, në Shqipëri, Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me seancën që do të mbahet sot  në Gjykatën e Apelit, ku do të shqyrtohet rivlerësimi i masës së sigurisë ndaj tij. Meta ka deklaruar se ka informacione se persona të paautorizuar do të zhvillojnë një protestë jashtë ambienteve të gjykatës, gjatë zhvillimit të seancës. Ai theksoi se forca e tij politike nuk është organizatore e asnjë tubimi përpara GJKKO dhe apeloi që simpatizantët e tij të mos i bashkohen protestës. Meta nënvizoi se betejën e tij ligjore e ka bazuar në paraqitjen e të vërtetave para gjykatës dhe denoncimin e mungesës së provave në procesin që, sipas tij, është tërësisht politik.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu

Ganimete Musliu; Nuk do të lejojmë që ta shkatërrojnë shtetin,  ata që nuk bënë asgjë për ndërtimin e tij

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka shkruar  se nuk do të lejojnë që ta shkatërrojnë shtetin …