Kryetari aktual i Prishtinës do ta udhëheq Partinë Socialdemokrate të Kosovës, e cila mbanë edhe zyrtarisht një ceremoni inauguruese. Lajmi bëhet i ditur nga logoja përfundimtare me emrin e kryetarit të PSD-së, të cilën e ka bërë publike deputeti, Fisnik Ismaili. Ai ka publikuar logon e partisë si dhe i ka uruar punë të mbarë Shpend Ahmetit. PSD-ja është udhëhequr deri më tani nga Kaqusha Jashari ndërsa anëtarë të rinj do të jenë të larguarit nga Vetëvendosja: Visar Ymeri, Dardan Molliqaj, Dardan Sejdiu, Aida Dërguti, etj. Ata ndanë rrugët me Vetëvendosjen pas përplasjeve të brendshme mes tyre ndërsa doli në sipërfaqe ku deputetja Dërguti në një komunikim virtual e ka ofenduar liderin e Lëvizjes, Albin Kurti, derisa ai ishte arrestuar nga Policia.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …