leoni

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, gjatë qëndrimit në Këshillin e Evropës ka zhvilluar një takim me delegacionin e Kosovës

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, gjatë qëndrimit në Këshillin e Evropës ka zhvilluar një takim me delegacionin e Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë qëndrimit në Këshillin e Evropës ka zhvilluar një takim me delegacionin e Kosovës në këtë organizëm, me të cilët ka ndarë vizionin e PD për mënyrën se si Shqipëria duhet të bashkëveprojë në aksionin për mbështetjen e Kosovës dhe anëtarësimit sa më parë të saj në Këshillin e Evropës. “Me ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gervalla dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës, duke diskutuar për një bashkëveprim të aksionit tonë në mbështetje të Kosovës dhe anëtarësimit sa më parë të saj në Këshillin e Evropës. Detyra e Shqipërisë është të jetë në dispozicion dhe mbështetje të Kosovës me çfarë të ketë nevojë. Asnjë vendim apo veprim pa koordinim me Kosovën”, theksoi Basha. “Sulmi terrorist i 24 shtatorit është një kambanë alarmi për faktorin ndërkombëtarë pasi pas tij fshihet skenari i ndarjes “de fakto” i Kosovës”, tha Basha.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …