Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha publikoi një përmbledhje të propozimeve kryesore që u prezantuan në Kuvendin Programor të PD-së. Basha u shpreh se “kjo është një ofertë transformuese për të gjitha shtresat e shoqërisë dhe grupet ekonomike, përmes të cilës tejkalohet situata në të cilën ndodhet vendi, për shkak të keqqeverisjes dhe korrupsionit”.Kreu i demokratëve theksoi gjithashtu se përkushtimi i PD është për qytetarët dhe jo te konfliktet e politikës së ditës. “Përkushtimi ynë për ndërtimin e alternativës që shqiptarët presin, është i gjithanshëm. Angazhimi ynë është të jemi zëri i qytetarëve, jo përcjellësit e konflikteve të politikës së ditës. Njerëzit presin më shumë, Partia Demokratike e Shqipërisë ofron më shumë”, tha Basha. Sipas tij, “ky program ambicioz përmban zgjidhje transformuese për të gjitha shtresat e shoqërisë dhe grupet ekonomike”. “Mirëqeverisja, antikorrupsioni, siguria, prona, të përndjekurit, familja, rinia, pensionistët, sipërmarrja, bujqësia janë pjesë e vizionit reformues të ekipit tonë, të bindur se Shqipëria meriton më shumë se bataku në të cilin ndodhet për shkak të keqqeverisjes dhe korrupsionit”, tha Basha.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …